TAGS-AT E JAVËS

Kulture 1 Dhjetor 2025, 11:05

Një "rend i ri" dhe një klithmë nga Kiço Londo

Shkruar nga Pamfleti

Një "rend i ri" dhe një klithmë nga Kiço Londo

Shfaqja e re e Teatrit Shëtitës, "Rendi i ri" nga Katalanasi Sergi Pompermayer, është një histori plot kthesa që del nga klima e jetës së sotme në një vend në recension.

Duke përdorur gjuhë të mprehtë dhe të guximshme, shfaqja ngre pyetje dhe na fton të shohim "kaosin egzistencial" përreth nesh, të shohim "terrorin" që lind brenda nesh. "Rendi i ri" flet për ato gjëra që zbulojnë natyrën tonë të vërtetë, na kujton "shenjat" tona dhe na fton në reflektim të thellë. 

Me një kast të mrekullueshëm aktorësh (Era Caushi, Xhoana Karaj, Igli Fusha, Aleksandër Kondi) në datat 8 dhe 9 Dhjetor, ora 20:00, "Rendi i ri" do të jetë në Teatrin Kombëtar në Tiranë. 

Shfaqja ka një ndërveprim të mirëfilltë me pjesëmarrjen e audiencës. E gjithë loja zhvillohet në skenë dhe në mendjet e spektatorëve. Secili përpiqet në heshtje të zgjidh enigmën. Dhe kjo është surpiza me e bukur që mund të ofroj Teatri dedektiv.

“Duke ndjekur rrëmbimin e drejtoreshës së një banke nga tre njerëz të dëshpëruar, shfaqja paraqet kotësinë e ëndrrës për ndryshimin e sistemit të kalbur”, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar.

 

Lini një Përgjigje