TAGS-AT E JAVËS

Kulture 8 Tetor 2025, 12:03

Shuhet kantautori Nonda Kajno, një ndër serenatistët më në zë të Korçës

Shkruar nga Pamfleti

Shuhet kantautori Nonda Kajno, një ndër serenatistët më

Skena muzikore shqiptare dhe në veçanti qyteti i Korçës, kanë humbur sot një prej zërave më të dashur të serenatave, këngëtarin dhe kompozitorin Nonda Kajno. AI u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Njoftimi u bë nga familja e Nonda Kajno.

“Të nderuar shokë dhe miq!

Me dhimbje dhe hidhërim njoftojmë humbjen e bashkëshortit dhe babait tonë, Nonda Kajno.

Ngushëllimet do të pranohen te funerali Imperial.

Varrimi do të bëhet në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e familjes.

Shuhet kantautori Nonda Kajno, një ndër serenatistët më

Kajno lindi në Korçë më 18 gusht 1945 dhe ndoqi studimet në Liceun Artistik “Tefta Tashko Koço”.

Ai e nisi karrierën artistike në aktivitete kulturore lokale si interpretues i serenatës dhe këngës qytetare dhe më pas krijoi kompozime origjinale duke sjellë këngë të dashura për publikun.

“ Për ty o Korça ime”, “Ah sa të kam dashur”, Pra zgjohu vajza ime” janë ndër krijimet e tij më të spikatura.

Kantautori Nonda Kajnon ishte një ndër serenatistët më në zë të këngës korçare. Ai mbetet i pari në historinë e Shqipërisë që në vitet 1970 që krijoi grupin e parë muzikor me 3 kitara që më vonë u përhap dhe në Tiranë.

Sipas tij, serenatat nuk mund të thuhet se janë të rrezikuara, sepse ato i mbajnë gjallë vetë korçarët.

“I mbajnë gjallë emigrantët kudo nëpër botë. Do të ishte më mirë që pushteti lokal të mos e linte në harresë këtë vlerë që ka Korça”, ka thënë Nonda Kajno

 

Lini një Përgjigje