
Çmimet Nobel 2025 kanë ‘hapur siparin’ dhe prej tij kanë përfituar tre shkencëtarë. Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi morën Çmimin Nobel në Mjekësi për zbulimet e tyre revolucionare “lidhur me tolerancën imunitare periferike”.
Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi iu akordua për punën e tyre në kuptimin e mënyrës se si sistemi imunitar mbron trupin nga vetë-dëmtimi, duke parandalur që ai të sulmojë indet e shëndetshme të vetë organizmit.
Zbulimet e këtyre tre studiuesve kanë ndihmuar në sqarimin e mekanizmave themelorë që qëndrojnë pas sëmundjeve autoimune, si dhe kanë hapur rrugën për zhvillimin e terapive të reja në trajtimin e këtyre sëmundjeve.
Në ditët në vijim pritet të shpallen edhe fituesit në kategoritë: Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi.
Lini një Përgjigje