TAGS-AT E JAVËS

Kulture28 Shtator 2025, 11:38

Incident në Opera, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë; tenori italian harron ta presë në krahë

Shkruar nga Pamfleti

Incident në Opera, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë;

Në Teatrin e Operas dhe Baletit ndodhi një incident i paprecedentë, por për fatin e mirë pa pasoja të rënda. Premiera e operas "Traviata" me personazhe kryesore Eva Golemi dhe tenorin italian, Alfredo shkoi më së miri deri në aktin e tretë.

Në skenën kur personazhi Violeta ndërron jetë duke rënë në krahët e Alfredos, tenori italian i veshur me rolin e këtij te fundit, harroi ta priste Evën.

Siç mësohet, soprano bëri një rënie të tmerrshme, duke bërë që të vinte me urgjencë ambulanca. Për fatin e mirë, nuk pati dëme serioze në shëndet. Siç tregojnë të pranishmit, premiera nisi në mënyrë spektakolare duke bërë që të gjithë të përfshiheshin menjëherë me rolet e protagonistëve.

“La Traviata” e autorit Giuseppe Verdi është shfaqja që çeli sezonin e ri në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Shfaqja operistike erdhi si një produksion me regji të Hugo de Ana e do të vijojë të ngjitet edhe për tri netë të tjera në skenë.

Ajo është Violeta, gruaja që sfidoi normat e kohës dhe guxoi të jetojë dashurinë e saj deri në fund. Bëhet fjalë për personazhin aq shumë të njohur të operës “Traviata” të Giusepe Verdit, e që mbrëmjen e së premtes i është dhënë jetë nën interpretimin e sopranos Eva Golemi.

Krahas Eva Golemit, e cila e ka interpretuar rolin e Violetës mbi 70 herë në skenat më prestigjioze, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ky personazh vjen i interpretuar nga sopranoja Zuzana Markova, një nga zërat më të kërkuar të repertorit belkanto dhe më 28 shtator nga sopranoja Nina Muho.

eva golemi la traviata incident

Lini një Përgjigje