
Aktori dhe regjisori shqiptar Enver Petrovci mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare
Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i aktorit.
“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, thuhet në publikim.
Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë.
Fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studimet Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit.
Gjatë karrierës së tij, ai shkëlqeu si në dramat klasike ashtu edhe në rolet moderne, duke fituar respektin dhe admirimin e kolegëve, kritikëve dhe publikut.
Petrovci është një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë.
Ngushellime te sinqerta familjes ????