TAGS-AT E JAVËS

Kulture18 Maj 2026, 10:08

Hije manipulimi në Eurovision: Fituesi ishte vendosur para finales

Shkruar nga Pamfleti
Hije manipulimi në Eurovision: Fituesi ishte vendosur para finales
Fituesja e Eurovision

Raportohet se EBU pyeti televizionin publik bullgar nëse mund të organizonte Eurovision 2027, disa orë para finales së madhe në Vjenë.

Fitorja e Dara me këngën “Bangaranga” në edicionin e 70-të të Eurovisionit po shoqërohet me reagime dhe dyshime mbi mënyrën e votimit dhe transparencën e procesit.

Sipas raportimeve të mediave greke, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) kishte kontaktuar televizionin publik bullgar BNT mesditën para finales së madhe në Vjenë, për të pyetur nëse Bullgaria ishte në gjendje të organizonte Eurovisionin e vitit 2027.

Ky informacion ka shtuar pikëpyetjet, pasi kontakti thuhet se ndodhi përpara se Dara të ngjitej në skenë dhe në një moment kur përfaqësuesja bullgare konsiderohej favorite për një vend në pesëshen e parë, por jo domosdoshmërisht për fitore.

Në të njëjtën kohë, kritikat ndaj sistemit të votimit të jurive profesionale janë intensifikuar. Disa vende kanë shprehur hapur pakënaqësi për mënyrën si u shpërndanë pikët nga juritë kombëtare. Mediat greke përmendin si shembull Italinë, e cila nuk i dha asnjë pikë Australisë dhe Finlandës, ndërsa i akordoi 12 pikë Belgjikës.

Sistemi i jurive profesionale u rikthye në Eurovision për të kufizuar fenomenin e votimit rajonal dhe shkëmbimit të pikëve mes publikut në vende të ndryshme.

Dara kishte menduar të tërhiqej

Raportimet zbulojnë gjithashtu se pjesëmarrja e Dara në Eurovision ishte vënë në diskutim disa muaj më parë.

Pas finales kombëtare të Bullgarisë më 31 janar 2026, ku këngëtarja fitoi të drejtën për të përfaqësuar vendin në Vjenë, në rrjetet sociale shpërthyen akuza për manipulim të rezultatit. Në atë periudhë, Dara kishte deklaruar në gjendje emocionale se po mendonte të tërhiqej nga gara.

Më vonë, televizioni publik bullgar BNT reagoi me një deklaratë zyrtare duke theksuar se procesi i përzgjedhjes ishte zhvilluar “në mënyrë të drejtë dhe të sigurt”.

Procesi i përzgjedhjes në Bullgari u zhvillua përmes dy netëve televizive më 24 dhe 31 janar 2026. Në natën e parë u kualifikuan tetë artistë për shkak të një barazimi në pikë, ndërsa në finalen e dytë Dara u shpall fituese pas kombinimit të votës së publikut me atë të jurisë profesionale.

 

eurovision bangaranga dara

1 Komente

  1. T
    Tony

    Si te kesh shalet, trupin, gjoksin e fytyren e saj si mund te mos fitonte. Mbajeni mend kur ta thithin horrat e filmit, e reklamave te parfumeve e sytjenave. Ai i joni trembi te gjalle e te vdekur se ishte bere si lugat.

    Lini një Përgjigje