TAGS-AT E JAVËS

Kulture17 Maj 2026, 08:36

Shqipëria u rendit e 13-ta në Eurovision, cili shtet i dha 12 pikë dhe si u ndanë votat për vendin tonë

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria u rendit e 13-ta në Eurovision, cili shtet i dha 12
Alis

Eurovision 2026 u fitua nga Bullgaria, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e 13-të në finalen e madhe me 145 pikë gjithsej.

Alis përfaqësoi Shqipërinë me këngën Nan. Performanca mori vlerësime pozitive nga publiku europian dhe juritë profesionale.

Në renditjen finale, Shqipëria u pozicionua pas Polonisë dhe para Norvegjisë, duke siguruar një rezultat të rëndësishëm mes 25 vendeve finaliste.

Renditja e Top 5 në Eurovision 2026

Bullgaria – 516 pikë

Izraeli – 343 pikë

Rumania – 296 pikë

Australia – 287 pikë

Italia – 281 pikë

Pikët për Shqipërinë

Pikët maksimale për Shqipërinë erdhën nga Portugalia, e cila i dha vendit tonë 12 pikë, ndërsa Mali i Zi e vlerësoi me 10 pikë. Greqia e vlerësoi me vetëm 1 pikë, ndërsa Italia asnjë. Kroacia dhe Qipro dhanë nga 8 pikë, Malta dhe Azerbajxhani nga 6 pikë, dhe San Marino 5 pikë. 1 dha Izraeli dhe 3 Belgjika.

Portugalia- 12 pikë

Mali i Zi- 10 pikë

Kroacia- 8 pikë

Qipro- 8 pikë

Malta- 6 pikë

Azerbajxhani- 6 pikë

San Marino- 5 pikë

Belgjika- 3 pikë

Izraeli- 1 pikë

Greqia- 1 pikë

Votat nga audienca: 

Shqipëria 85

Total 145 pikë

1 Komente

  1. S
    SNIPER 007

    Kur po vjen moj nan, kur po iken moj Eni?! 2 jane faktoret kryesor te kesaj renditjeje, me e dobta e viteve te fundit dhe asnje nuk ka te beje me Alis. E para, video grafike qe shoqeroi kengetarin si varreze, e vjeter dukej si e bere para viteve 2000, pa ide. Performaca e Bulkut e pakuptueshme e tepert deri ne nivel prezence. Performanca e Alis ne fesitivalin e RTSH ishte shume me e bukur, por grupi qe beri festivalin nuk u lejua te vazhdonte te merrej dhe me vijushmerine sic u mor vjet me Shkodren Elektronike, nuk e ndoqi artistin por e ndoqen dallkauket dhe te paaftet e rrethit te ngushte te Eni Vasilit. Grafika e shkelqyer qe shoqeronte Shkodren Elektronike vjet nuk ishte me se ne RTSH nuk ka me as departament grafike se e shkaterruan. Dhe arsyeja e dyte ishte vete prezenca e Eni Vasilit ne divanin e delegacionit dhe perfitimi qe donte te merrte. Asnje drejtior RTSH je nuk kishte shkuar vete por dergon atje njerzit e duhur qe ndihmojne deri ne moment te fundit deri ne detajet e fundit si per sa i perket muzikes, performances dhe grafikes dhe nuk con atje veten e vet dhe flamurmbajtes pa lidhje. Bravo Alis se dhe maksimumin, turp Eni Vasili qe dhe ti dhe "maksimumin"!

    Lini një Përgjigje