TAGS-AT E JAVËS

Kulture25 Shkurt 2025, 14:02

Fituesi i Sanremo u tërhoq nga Eurovision 2025; në vend të tij shkon Lucio Corsi

Shkruar nga Pamfleti

Fituesi i Sanremo u tërhoq nga Eurovision 2025; në vend të tij

Fituesi i Sanremo këtë vit, Olly ka refuzuar të përfaqësojë Italinë në Eurovision 2025, pasi datat e konkursit përkojnë me turneun e tij solo.

Përmes një postimi në Instagram, ai sqaroi arsyet e vendimit, duke theksuar se dëshiron të fokusohet te koncertet e tij.

Sipas këngëtarit, atij iu desh të zgjidhte mes një udhëtimi në Bazel për Eurovision Song Contest dhe një turne koncertesh solo, sepse datat e tyre përkonin.

“Nuk mendoj se do të mërzitesh nëse i shtyj koncertet e mia për Eurovision, por besoj fuqishëm se duhet të rregulloj gjithçka që më ndodh përpara se të shikoj të ardhmen për të vazhduar shfaqjet e mia të preferuara live, për të cilat flas gjithmonë me krenari të pafund,” u shpreh ai.

Olly falënderoi fansat për mbështetjen në përzgjedhjen kombëtare dhe uroi sukses përfaqësuesit e ardhshëm të Italisë në Eurovision.

Ndërsa do të jetë Lucio Corsi, i cili e ndoqi Olly në renditje me një diferencë të vogël prej 0.45%, që do të ketë nderin të përfaqësojë Italinë në Eurovision 2025.

olly lucio corsi eurosong

Lini një Përgjigje