
Trekëndëshi i një dashurie pasionante të ndaluar mes princeshës së Etiopisë, Aida, komandantit të ushtrisë së Egjiptit, Radamès, dhe të bijës së Faraonit, Amneris.
Ngjarja merr tjetër rrjedhë kur Radamès urdhërohet të luftojë në betejën kundër kombit të Etiopisë, duke mos ditur se Aida është princesha e tyre dhe i tregon asaj të gjithë planin ushtarak.
Historia e mrekullueshme u dha premierë në TKOB, me operën e përjetshme të Giuseppe Verdi-t, “Aida”, në datën 23 dhe do serviret për publikun shqiptar deri më date 27 qershor.
Muzika magjepsëse e Verdi-t me korale të fuqishme, arie magjepsëse dhe pasazhe gjithëpërfshirëse orkestrale përcjell thellësinë emocionale të operës, e cila vjen nën idetë regjisoriale, skenografike dhe kostumografike të ikonës, maestro Franco Zefirelli, rivënie regjisoriale Stefano Trespidi, dhe asistencën e regjisores Ada Gurra.
Një vepër e përmasave të mëdha erdhi nga Orkestra Simfonike, Solistët, Kori dhe Trupa e Baletit e TKOB-së, me dirigjimin e maestros Jacopo Sipari di Pescasserolli dhe maestros Dritan Lumshit, interpretuar nga artistë të mirënjohur shqiptarë dhe të huaj.
Lini një Përgjigje