
Festivali Ballkanik i Filmit, zhvillohet për herë të 13-të në qytetin e Pogradecit.
Në Festival do të marrin pjesë kineastë nga 12 shtete të rajonit dhe do të prezantohen 75 filma me metrazh të gjatë e të shkurtër. Mbrëmja u hap me dokumentarin “Legjendat e Gjolit”, bazuar në shënimet e Mitrushit, Lasgushit dhe Fatos Baxhakut.
Për organizatorin Eno Milkani risi këtë vit janë filmat eksperimentalë. Ai tha se rreth 20 të tillë janë seleksionuar nga të gjithë vendet pjesëmarrëse. Gjithashtu risi është shfaqja e filmave shqiptar të restauruar.
“Në natën e parë të festivalit, u prezantuan 6 filma, mes tyre komedia me metrazh të gjatë “Një jetë me ty” i regjisorit Erion Kames me kastën e aktoreve Dritan Arbana, Ajsi Xhaxhaj dhe Sindi Leka. Komedia ka në fokus marrëdhëniet e një çifti, e cila rrëfehet si histori, një herë nga burri dhe një herë nga gruaja”, tha producenti Eno Milkani.
Ndërsa regjistori Erion Kame tha se festivali do të mbahet nga data 20 deri në 24 qershor ku do te prezantohen gjithsej 75 filma.
“Përgjatë 4 netëve të festivalit, nga 20 deri më 24 qershor do të prezantohen gjithsej 75 filma me metrazh të gjatë, mesëm dhe të shkurtër me pjesëmarrjen e kineastëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Sllovenia, Rumania, Greqia, Bullgaria dhe Turqia. Në natën finale do të ndahen çmimet për filmat më të mirë sipas zhanreve”, u shpreh regjisori dhe skenaristi Erion Kame.
Lini një Përgjigje