TAGS-AT E JAVËS

Kulture17 Qershor 2023, 09:09

Shuhet njëri prej korifejve të Letërsisë Shqipe, Naum Prifti

Shkruar nga Pamfleti
Shuhet njëri prej korifejve të Letërsisë Shqipe, Naum Prifti
Shkrimtari i madh Naum Prifti

Shkrimtari i madh i Letërsisë Shqipe, Naum Prifti është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Prifti ishte po ashtu skenarist, eseist, dramatug dhe një figurë e rëndësishme e letrave dhe kulturës shqiptare. Ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku për vite me radhë drejtoi dhe Vatrën, duke u bërë një zë i fortë i çështjes shqiptare, ashtu si kohë më parë vëllai i tij Peter Prifti.

Shuhet njëri prej korifejve të Letërsisë Shqipe, Naum Prifti

Të shumtë kanë qenë ngushëllimet për familjen Prifti. Kryetari i “VATRËS”, Elmi Berisha teksa shpreh dhimbjen për këtë humbje të madhe, shkruan se mërgata e Amerikës humbi një zë të fuqishëm që kontribuoi me dekada për komb e atdhe.

Me trishtim dhe keqardhje të thellë mësova lajmin e largimit nga jeta tokësore të babait tuaj të nderuar, njeriut të madh të letrave shqipe, shkrimtarit të apasionuar,  njeriut të mençur të fjalës shqipe, mjeshtrit të prozës e tregimit, mikut tonë, patriotit të madh, linguistit, njeriut të veçantë, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Naum Prifti.

Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e babait tuaj të shtrenjtë e të pa harruar.

Me ikjen e Naum Priftit, Vatra humbi ish-sekretarin e saj që kontribuoi për 15 vjet, gazeta Dielli humbi kontributorin dhe bashkëpunëtorin e saj më të ngushtë prej dekadash me radhë, kombi shqiptar humbi një emër të nderuar në fushën e letërsisë e gjuhësisë. Mediat humbën një penë të mprehtë, mërgata e Amerikës humbi një zë të fuqishëm që kontribuoi me dekada për komb e atdhe.

E dashur Rafaela! Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tuaj të dashur e të shtrenjtë. Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush e familjes Prifti, familjarëve, miqve e dashamirësve tuaj në këto momente trishtimi, lamtumire e humbjeje të pa kthyeshme. Lusim Zotin për shpirtin e të paharruarit Naum Prifti. Shpirti i pushoftë në paqe e përjetësi.”, -shkruan ai në mesazhin e tij.

Kush ishte Naum Prifti

Lindi në Rehovë të Kolonjës, ku ka kryer shkollën fillore. Më pas, në Ersekë, atë 8-të vjeçare. Në 1953, mbaroi Politeknikumin Mjekësor në Tiranë. Punoi një vit si ndihmës mjek në Sanatoriumin e Korçës. I pasionuar pas letërsisë, vazhdon studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Gjatë viteve 1954-1960 ka shërbyer si redaktor në revistën Hosteni. Ndërsa nga 1960-67 si redaktor në revistën “Ylli”. Më pas ka punuar si arsimtar nga 1967-70 në Divjakë të Lushnjës.

Në 1970-72 ka pasur përgjegjësinë si redaktor përgjegjës për buletinin “Skena e fëmijëve”, pranë Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, Tiranë dhe si inspektor teatri në Ministrinë e Arsimit dhe të Kulturës gjatë 1974-76. Në këto vite ka shërbyer edhe si pedagog i jashtëm për Letërsinë Shqipe në Universitetin e Tiranës.

Në vitin 1991, emigron në Amerikë (Neë York), ku vazhdon të japë ndihmesën e tij për komunitetin shqiptar këtu dhe për Letërsinë Shqipe. Në vitin 1995, zgjidhet sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra, detyrë që e ka edhe sot. Me krijimin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë e zgjedhin kryetar të saj. Ka fituar shumë çmime për veprat letrare si vëllime me tregime, novela, letërsi për fëmijë, humor dhe skenarë filmash.

Shuhet njëri prej korifejve të Letërsisë Shqipe, Naum Prifti

Në vitin 2001 nderohet nga Ministria e Kulturës dhe Lidhja e Shkrimtarëve me çmimin: “Penda e Argjendë”, për vëllimin me legjenda “Nëna e Diellit”. Çmimin “Penda e Artë” për vëllimin me tregime dhe skica humoristike “As Miço, As Muço” nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptare-Amerikane, Neë York, 2003. Për punën e tij të gjatë, të vazhdueshme letrare dhe me nivel artistik, është Dekoruar nga Kuvendi Popullor me Medaljen e Punës dhe "Urdhrin Naim Frashëri klasi ll-të".

Krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini : tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj.

Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie. Mijëra e mijëra faqe të shkruara me dorë, të shtypura me makinë të thjeshtë shkrimi, dhe të hedhura në kompjuterin e ditëve tona, qindra e qindra analiza, diskutime, letërkëmbime, biseda, që mund t’i quash pa frikë-publicistikë, për nga idea dhe mesazhi që mbartin dhe përcjellin.

Tregimi : “Dimri i Uris ka fituar çmim Nderi (Honour Prize), në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të Maison Naaman pour la Culture, 2004-2005. Ai ishte anëtar Nderi i Shoqatës Kulturore ‘Naji Naaman’.

Shuhet njëri prej korifejve të Letërsisë Shqipe, Naum Prifti
Naum Prifti me Ibrahim Rugovën

naum prifti

Lini një Përgjigje