
Ndahet nga jeta operatori i njohur Pëllumb Kallfa. Ai ka vdekur në moshën 77-vjeç, por pas vetes ka lënë shumë histori. Pëllumb Kallfa është një ndër operatorët ikonë të ish-Kinostudios “Shqipëria e re”, pasi ka ndihmuar në realizimin e shumë filmave të njohur.
Operator i filmave kronikale, dokumentare dhe artistik, drejtor fotografie ne Kinostudio “Shqipëria e Re”. Artist i Merituar
Lindi ne Tiranë më 28 gusht 1945. Është i biri i fotografit të njohur Mehmet Kallfes i cili ndikoi në pasionin e tij për kinemanë si një nga të parët punonjës në Kinostudio.
Mbasi mbaron Universitetin në Tiranë, Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, vendoset si operator në Kinostudio dhe shumë shpejt fillon të xhirojë mjaft kinoditare, filma kronikale dhe dokumentarë, nga këto të fundit mbi 25 te tillë.
E fillon në vitin 1971 me “Mes shume mish për popullin” duke vijuar me “Basketbollista n10” ne vitin 1972, “Shqipëria turistike” (1972); “Duke përdorur rrezatimet bërthamore” (1973); “Jeta e përmendoreve” (1975); “Ansambli ynë në Itali” (1979);
Aftësitë e shprehura në larminë e këndmarrjeve, në kompozimin figurativ, në ritmin, dinamiken si dhe cilësinë e imazhit bën që të marrë për sipër punë të pavarura edhe në gjininë e filmit artistik, fillimisht me filmat të quajtur si dokumentare “ABC…ZH” (1971) dhe “Cuca e maleve” (bashkëoperator me Dh. Anagnostin), por të konsideruar si filma artistike për nga mënyra e trajtimit dhe prania gjerazi e elementeve te trillimit, mbivendosjeve ideofigurative dhe te linjave subjektore.
Me pas vijon në filmat e njohur ”Lulëkuqe mbi mure”; “Gjeneral Gramafoni” (bashkëoperator me V. Gjiken); “Në çdo stinë”; “Shoku ynë Tili”; “Vendimi” ; “Përrallë nga e Kaluara”; “Pranvera s`erdhi vetëm” ; “Vitet e pritjes”; “Udhëtim në pranvere”; “Streha e re”; “Dollia e dasmës sime”; “Thesari” ”Një vonesë e vogël”; “Gurët e shtëpisë sime”; “Vjeshtë e nxehtë `41”; ”Gabimi”; “Ngjyrat e kohës”; “Qind për qind”.
Lini një Përgjigje