TAGS-AT E JAVËS

Kulture21 Qershor 2023, 10:11

Ndriçim Xhepa pjesë e kastit në filmin e Oltës dhe Luizit  

Shkruar nga Pamfleti

Ndriçim Xhepa pjesë e kastit në filmin e Oltës dhe Luizit

Sara Hoxha dhe aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa janë dy aktorët tashmë të konfirmuar për filmin ‘Në kuadër të dashurisë’. Fotot e tyre u publikuan pak orë më parë në faqen zyrtare të faqes në Instagram, si për të konfirmuar dy aktorët e parë.

Jo vetëm kaq, aktorë të tjerë të konfirmuar të kastit janë: Olta Daku, Salsano Rrapi, Besmir Bitraku dhe Zamira Kita.

Kujtojmë se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari bashkohen në këtë projekt filmik pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother VIP Albania’. Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua.

Ky film do të jetë një komedi romantike, që shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Dhe titulli i këtij filmi është frymëzuar nga shprehja e tij e famshme brenda shtëpisë; “në kuadër të lojës”. “Në kuadër të dashurisë” do të nisë xhirimet këtë muaj në qytetin e Korçës.

 

olta dhe luizi ndricim xhepa

Lini një Përgjigje