TAGS-AT E JAVËS

Kulture22 Qershor 2023, 13:50

Shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ndërron jetë profesori dhe artisti Shyqri Nimani

Shkruar nga Pamfleti

Shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, ndërron

Ka ndërruar jetë profesori i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës dhe artisti Shyqri Nimani, i cili njihet si dorëshkrues i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Nimani u lind në vitin 1941 në Shkodër. Nimani ndër të tjera ishte edhe themelues i Departamentit të dizajnit grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin “Hasan Prishtina”, drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, autor i disa prej logove të institucioneve më të rëndësishme të vendit dhe dorëshkrues i Deklaratës së Pavarësisë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e Nimanit. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët e pranishëm mbajtën një minutë heshtje në kujtim të tij.

shyqri nimani deklarata pavaresia e kosoves

Lini një Përgjigje