TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2024, 14:34

Zhdukja e nënës me 3 fëmijë, bashkëshorti mohon akuzat: Nuk jam unë shkaktari

Shkruar nga Pamfleti

Zhdukja e nënës me 3 fëmijë, bashkëshorti mohon akuzat:

Është zbardhur dëshmia e 31-vjeçarit Ergys Arrazi në policinë vendore të Shkodrës teksa është ndaluar për dhunë në familje dhe shkaktim i vetëvrasjes të bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në ujërat e lumit Buna. 

31-vjeçari Arrazi nuk e ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij apo fëmijët.

Arrazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes” duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë.

“Marrëdhënia ime me bashkëshorten ka qenë normale dhe nuk jam unë shkaktari i ndërmarrjes së një veprimi të tillë”, mësohet të ketë thënë Ergys Arrazi para uniformave blu.

Po ashtu dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar duke konsumuar një kafe me Ergys Arrazin dhe kanë zhvilluar një bisedë, e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arrazi. Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes së kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë.

Gjithashtu policia ka dyshime se prej pak kohësh shtetasi Erdgys Arrazi është parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjë e cila dyshohet se ka shtuar konfliktet në familje. Policia është duke verifikuar çdo dëshmi të mundshme dhe informacione bashkë me prokurorinë për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë e cila shokoi opinionin publik.

zhdukja e nënës me 3 fëmijë bashkëshorti mohon akuza

Lini një Përgjigje