TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2024, 13:12

Plas sherri në terminalin e autobusëve në Fier, plagoset me thikë një 40-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri në terminalin e autobusëve në Fier, plagoset me

Një sherr me thika ka ndodhur ditën e sotme në terminalin e autobuzave në Fier ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë, Altin Lamçe qëlloi me thikë Klavio Likën rreth orës 11:30 pas një konflikti për motive të dobëta.

Sakaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa Policia ka arrestuar 50-vjeçarin.

"Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga, menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njofton policia.

Lini një Përgjigje