
Një sherr është regjistruar gjatë natës në Sarandë, ku një person është goditur me qytë pistolete.
Ngjarja ka ndodhur në shëtitoren e qytetit afër mesnate.
Mësohet se Kristo Ballkoni, 31-vjeç, banues në Sarandë dyshohet se është goditur me qytë pistolete në pjesën e fytyrës.
I riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë për shkak të plagëve në fytyrë. Policia prej mesnatës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po grumbullon pamje filmike me qëllim identifikimin e autorëve.
Lini një Përgjigje