TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2024, 09:39

Nuk i preku 50 milionë lekët në banesën e çiftit, ky është 56-vjeçari që vrau të moshuarit në Dropull

Shkruar nga Pamfleti
Nuk i preku 50 milionë lekët në banesën e çiftit, ky
Thoma Mastora

Sipas policisë së shtetit, autori i dyshuar i krimit të rendë në Dropull është 69 vjeçari Thoma Mastora, banor i fshatit, me precedentë të mëparshëm penal.

Motivet e krimit janë ende të paqarta, teksa policia në prononcimin e saj për këtë ngjarje tha se ai mund të ketë ndodhur dhe pas një sherri momental, duke rrëzuar konfliktin për pronat.

Për gjetjen e autorit policia kishte shoqëruar 35 persona, teksa janë sekuestruar dhe shumë sende në banesë, mes të cilave dhe ato me të cilat mendohet se është kryer dhe vrasja e dy të moshuarve.

Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç u gjetën të vrarë në banesën e tyre në fshatin Brodishtë të Dropullit me sende të forta.

Sipas policisë, në banesë, aty ku ndodhi vrasja, u gjetën 50 milion lekë të vjetra, të cilat nuk u prekën nga autori, i dënuar më parë për vjedhje.

Policia nuk gjeti shenja të hyrjes me forcë në banesë, çka shtoi dyshimin e mëtejshëm se viktimat dhe autori njiheshin, kjo gjë u përforcua kur në shtëpi u gjetën dhe rreth 5 milionë lekë.

Çifti Ilia nuk kishin fëmijë biologjikë, por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin takuar prej 10 vitesh, e cila jetonte në Greqi.

thoma mastora vrasja e çiftit në dropull

Lini një Përgjigje