
Është zbardhur vrasja e çiftit të të moshuarve në fshatin Brodishtë të Dropullit që tronditi qytetin e Gjirokastrës javën që lamë pas.
Policia ka deklaruar se për këtë ngjarje është arrestuar autori i dyshuar i krimit të dyfishtë, fqinji i tyre 69-vjeçar Thoma Mastora.
Thoma Mastora rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje. Sipas policisë, autori dhe çifti kanë pasur një konflikt të mëparshëm.
Nga hetimet çifti është goditur për vdekje nga Mastora me sende dhe forta dhe mjete prerëse.
Ka qenë ekzaminimi i provave biologjike nga policia shkencore që ka identifikuar autorin e vrasjes së Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç.
Autori i krimit makabër ditën e ngjarjes ka shkuar në banesën e çiftit të të moshuarve, aty ku dyshohet se edhe ka pirë kafe me këto të fundit dhe më pas i vrarë me sende të forta.
“Nga verifikimet paraprake rezultoi se në oborr rezultoi i vdekur, burri ndërsa brenda banesës gruaja. U konstatuan shenja dhune në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës. Nuk u konstatuan shenja të vjedhjes. Nga hetimet e kryera u arrit në konkluzionit se ata janë godtitur nga sende të forta. U morën sende dhe mjete të cilat dyshohet se kishin lidhje me ngjarjes për të gjetur autorin. Nga kontrolli në banesë u fjet përveç provave të tjera edhe një vlerë prej 5 mln lekëve të reja që çifti në banesë, në pyetje janë marrë 35 persona. Nga hetimet rezultoi se motivi së bashku me autorin. Nga provat rezultoi se autori është bashkëfshatar, për të cilin u ekzekutua urdhri për ndalimin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shkaku i krimit dyshohet të ketë qenë synimi i autorit të krimit që të marrë pronat (tokat) e çiftit të të moshuarve në fshatin Bridishtë.
Çifti Ilia nuk kishin fëmijë biologjikë, por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin takuar prej 10 vitesh, e cila jetonte në Greqi.
Kujtojmë se më 3 Maj, 10 persona u shoqëruan nga policia për këtë ngjarje, të cilët pasi kanë dhënë deklarimet e tyre u lanë të lirë.
Për zbardhjen e saj, grupi hetimor u rikthye sërish në banesën e të moshuarve aty ku u gjetën të pajetë dhe me shenja dhune në trup.
Si ndodhi krimi?
Ngjarja e rëndë u shënua më 2 maj 2024 në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull. Ka qenë ora 08:00 kur fqinjët kanë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup, çiftin e të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. E moshuara u gjet e pajetë në banesë, ndërsa 84 vjeçari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tyre.
Policia ka shoqëruar fillimisht katër persona, mes tyre tre banorë të fshatit dhe një bari të cilët dyshohen se kanë dijeni për krimin brutal. Gjithashtu është gjetur dhe leva e cila besohet se është arma me të cilin është kryer krimi.
"Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive", tha policia.
Lini një Përgjigje