TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2024, 21:46

E pazakontë në Tiranë! Lavatriçja shpërthen gjatë procesit të larjes, plagoset 69-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

E pazakontë në Tiranë! Lavatriçja shpërthen
 
Një 69-vjeçare është plagosur këtë të shtunë rreth orës 20:45 pasi gjatë procesit të larjes ka shpërthyer lavatriçja në shtëpinë e saj.

E moshuara e identifikuar me inicialet A. Sh. fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje