TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Maj 2024, 16:25

Shiste kokainë në Vlorë, arrestohet trafikanti 41-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kokainë në Vlorë, arrestohet trafikanti 41-vjeçar

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit ‘Tempulli 3’. 41-vjeçari u kap në flagrancë duke shitur kokainë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte droga të forta, me qëllim shitjen në doza, kanë organizuar punën dhe si rezultat, kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. H., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia.

Lini një Përgjigje