
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tronditëse në Shkodër.
Mësohet se nëna Alma Arrazi me 3 fëmijët e mitur është hedhur në lumin Buna, pasi dyshohet se dhunoheshin sitematikisht nga bashkëshorti 31-vjeçar.
Disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, mësohet se 39-vjeçarja dhe fëmijët kishin dalë me kunatën, pra nusen e vëllait të Erdgys Arrazit. Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që do ndërmerrte.
Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës. Mësohet se e reja kishte mësuar se fundmi dhe për tradhti bashkëshortore nga i shoqi. Ai nuk ka patur më herët denoncime për dhunë në familje.
Pista kryesore që po heton policia është dhuna në familje e shkaktuar nga bashkëshorti 31-vjeçar, i cili është arrestuar disa orë me parë në Shkodër pas deklaratave kontradiktore që ka dhënë në polici.
Dyshohet se ai ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve si edhe ka shkaktuar vetëvrasjen e vajzës 9-vjeçare.
Sakaq, ende nëna dhe dy fëmijët e tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa polumbarët po vijojnë kërkimet pasi dyshohet se edhe ata mund të jenë mbytur.
Mësohet se policia ka marrë në pyetje të afërm të çiftit, të cilët kanë konfirmuar se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë ndaj familjes së tij.
Lini një Përgjigje