TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2024, 10:33

Ngjarja tragjike në Shkodër, Policia arreston babanë; polumbarët e RENEA-s vazhdojnë kërkimet për trupin e nënës dhe dy fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarja tragjike në Shkodër, Policia arreston babanë;
Nëna Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodërës.

Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur dhe një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin.

Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.

Polumbarët ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Ngjarja tragjike në Shkodër, Policia arreston babanë;

Fëmija që u gjet nga peshktari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 9, 6 dhe 4 vjeç.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.

 

ngjarja tragjike në shkodër alma arrazi

Lini një Përgjigje