TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2024, 12:28

9-vjeçarja u gjet e pajetë në lumin Buna, si reagoi 31-vjeçari kur mori vesh lajmin

Shkruar nga Pamfleti

9-vjeçarja u gjet e pajetë në lumin Buna, si reagoi

Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku një nënë bashkë me 3 fëmijët e saj rezultojnë të zhdukur prej 3 ditësh. 

Ergys Arrazi ka refuzuar të japë detaje para uniformave blu lidhur me marrëdhënien dhe akuzat e ngritura ndaj tij për shkaktim të vetëvrasjes.

Ai është treguar i ftohtë dhe fjalëpak gjatë marrjes në pyetje. 31-vjeçari ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe gruas. Ai nuk ka shfaqur asnjë ndjesi kur policia i ka dhënë lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumin Buna.

Mësohet se 31-vjeçari ka qenë gjakftohtë kur ia kanë komunikuar se ku ishte gjetur trupi i vogëlushes.

Pas denoncimit për zhdukjen e tyre ka qenë motra e gruas e cila i tha policisë për dhunën që ushtronte 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve dhe ka shërbyer si indicie për të kryer hetime.

Janë polumbaret e RENEA nga Tirana, shërbimet e Policisë së Shkodrës, asaj kufitare dhe vullnetare, banorë apo peshkatarë. Kërkimet janë nga shtrirë nga ura e vjetër e lumit Buna deri në Velipojë, në grykëderdhjen fundore.

 

Lini një Përgjigje