TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2024, 13:50

Trupi i 9-vjeçares u gjet nga një peshkatar, policia hedh poshtë versionin e parë: Vajza nuk ka shenja dhune!

Shkruar nga Pamfleti
Trupi i 9-vjeçares u gjet nga një peshkatar, policia hedh
Alma Arrazi me fëmijët e saj

Policia ka njoftuar se nga këqyrja paraprake e trupit të 9-vjeçares e cila u gjet e pajetë në lumin Buna, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.

'Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune.Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.', njofton Policia.

E mitura dyshohet se u vetëmbyt së bashku me të ëmën, Alma Arrazin, motrën e saj 8-vjeçare dhe vëllain 2-vjeçar.

Këta 3 6të fundit nuk janë gjetur ende ndërsa kërkimet nga polumbarët vazhdojnë.

shkodër alma arrazi

Lini një Përgjigje