
Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti në lumin Buna trupin e pajetë vajzës 9-vjeçare, ka treguar se ka qenë duke peshkuar kur ka parë trupin e të miturës.
Ai ka deklaruar se e ka gjetur në ujë, në një zonë të pyllëzuar.
“Ishte atje poshtë në fund të pyllit. Isha duke gjuajtur për peshk, vetëm kur e pashë….”, tha peshkatari.
Kujtojmë që vajza 9-vjeçare është vetëmbytur bashkë me nënën, motrën dhe vëllain, pas dhunës barbare që ushtronte babai i tyre, Erdgys Arrazi.
Kujtojmë se për ngjarjen pas hekurave ra babai i fëmijëve, Erdgys Arrazi, që akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes 9-vjeçaren, po ashtu dhe bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tjerë, ndërsa dyshohet se ushtronte dhunë ndaj tyre. Aktualisht vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë.
Lini një Përgjigje