
Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos. Ai u vendos nën hetim për abuzime me lejen e ndërtimit të një pallati.
Për këto parregullsi sipas SPAK, përgjegjës është ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Drejtoresha Juridike në bashkinë Durrës, Lira Kërtusha dhe 8 persona të tjerë të Urbanistikës, INUV, ALUIZNI, përfshirë këtu dhe një administrator kompanie private, që ka ndërtuar objektin pa lejë në qytetin e Durrësit.
SPAK lëshoi 10 urdhër arreste, ku 7 janë për “arrest me burg”, ndërsa 3 për “arrest shtëpie”.
Vangjush Dako, ish-kreu i Bashkisë Durrës
Adhurim Qehajaj, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit
Adlei Likmeta, ish-drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit.
Lira Kërtusha, ish-juriste e Urbanistikës
Nandi Tocilla
Rozi Kovaçi
Lini një Përgjigje