TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2023, 16:28

Hapi kasafortën e kompanisë ku punonte dhe vodhi 640 mijë lekë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Hapi kasafortën e kompanisë ku punonte dhe vodhi 640 mijë

Një 37-vjeçar është arrestuar këtë të martë në kryeqytet, me dyshimin se ka vjedhur një dhumë të konsiderueshme parash në kompaninë ku punonte.

Sipas informacioneve 37-vjeçari, Besmir Lurdhi dyshohet ka vjedhur 640 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Pas kontrolleve të ushtruara nga policia, 37-vjeçarit ju gjetën paratë në shtëpi dhe më pas iu sekuestruan si provë materiale. Ndërkohë ndaj tij ka nis një hetim lidhur me rastin.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit B. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi”, njofton policia.

37-vjeçari arrestohet tiranë

Lini një Përgjigje