
Një konflikt me protagonistë dy pronar biznesesh është regjistruar paraditen e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në portën hyrëse të lagjes “Kala” ku ndodhen pranë njëri- tjetrit dy bizneset, njëri i hapur rishtaz ditët e fundit.
Mësohet se debati fillimisht ka nisur me dhunë verbale, duke degraduar më pas në përleshje fizike mes tyre.
Konflikti ka nisur për shkak të marrjes së klientelës. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i plagosur njëri prej pronarëve, i cili është duke marrë mjekimin e nevojshëm në spitalin e Elbasanit.
Policia me të mbërritur në vendngjarje ka bërë shoqërimin e njërit prej personave dhe në vijim pritet të marrë dëshmitë e tyre mbi shkaqet e konfliktit që gjeneroi në përdorimin e dhunës fizike.
Lini një Përgjigje