TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2023, 11:25

Përkeqësohet gjendja e 36-vjeçares që u plagos me thikë nga bashkëshorti, niset me urgjencë me helikopter drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Përkeqësohet gjendja e 36-vjeçares që u plagos me
Manjola dhe Aleko Myrtollari

36-vjeçarja Marjola Myrtollari është transportuar me urgjencë drejt Tiranës me helikopter, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Myrtollari që prej ditës së ngjarjes për shkak se në trup ka disa plagë të bëra me thikë, ka qëndruar në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa këtë të martë për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur është transportuar me helikopter drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Aleko Myrtollari vazhdon të jetë në arrati, forca të shumta policie janë angazhuar për kapjen e tij.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së shtunës, ku Aleko Myrtollari pas një debati për motive xhelozie, plagosi me thikë bashkëshorten e tij Marjola, nënën e 3 fëmijëve. Ka qenë vajza 16-vjeçare që ka gjetur nënën të gjakosur dhe ka njoftuar policinë. Thuhet se çifti kishte prej kohësh grindje dhe se 46 vjeçari konsumonte alkool. Ata kanë jetuar në Tiranë por ishin kthyer në Korçë një muaj më parë.

Lini një Përgjigje