TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2023, 11:21

Mbyti të ëmën me plastmas në Përmet, lihet në burg 24-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Mbyti të ëmën me plastmas në Përmet, lihet në burg
Albi Muhollari

Gjykata e Gjirokastrës dha sot masën e sigurisë ‘arrest me burg” për Albi Muhollarin, i cili akuzohet se mbyti të ëmën me qese plastmasi.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 qershorit në Përmet. Muhollari ka dyshime se kreu krimin, duke mbytur nënën e tij Zeniat Muhollari me platstmas.

24-vjeçari mbaroi studimet në Amerikë dhe është ekselent, ndërkohë dyshohet se vuan nga probleme me depresionin.

I riu ka përfunduar për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara. Po ashtu mësohet se pak ditë më parë, 24-vjeçari ishte kthyer nga SHBA bashkë me nënën dhe babain e tij.

 

mbyti të ëmën me plastmas në përmet

Lini një Përgjigje