TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2023, 10:06

Arrestohen 2 biznesmenët e “fatit” në Burrel, policia jep detajet

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohen 2 biznesmenët e “fatit” në Burrel, policia jep

Policia e Matit ka arrestuar 2 vëllezër pasi kishin përshtatur një ambient, për ushtrim të lojërave të fatit. Në njoftim e policisë  bëhet me dije se në pranga ranë A. K 54 vjeç dhe N. K 46 vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe si rezultat i punës operative në ndjekjen e informacioneve policore të siguruara, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat orga

nizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, gjatë të cilit u godit një rast i organizimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. K., 54 vjeç dhe N. K., 46 vjeç, banues në Burrel (vëllezër).

Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera me anë të të cilëve organizonin lojëra fati.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kompjuterat që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celualarë.


Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” .

policia burrel

Lini një Përgjigje