TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2023, 14:54

Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina përfundon poshtë mjetit të tonazhit të rëndë; plagosen 2 persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Librazhd-Prrenjas, makina përfundon poshtë
Foto ilustruese

Dy persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Librazhd-Prrenjas.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit qafë Qukës, ku paraprakisht dyshohet se një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një tjetër makinë.

Për pasojë makina ka përfunduar poshtë mjetit të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Librazhdit.

aksident në aksin librazhd-prrenjas 2 të plagosur

Lini një Përgjigje