TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2023, 12:11

Zhvati 3 mln euro përmes mashtrimit, lihet në burg Alma Beqiri

Shkruar nga Pamfleti
Zhvati 3 mln euro përmes mashtrimit, lihet në burg Alma Beqiri
Alma Beqiri

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë  “arrest me burg” për Alma Beqirin. Seanca ka nisur në orën 10:00 dhe ka zgjatur 2 orë.

Alma Beqiri akuzohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 3 milion eurosh për periudhën 2021-2023 si agjente e shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec.

Ndërkohë është zbardhur dëshmia e Alma Beqirit në sallën e gjyqit. Ajo pretendon se e gjithë historia është stisur nga kompania postare. Ajo ka thënë se është debitorë ndaj kompanisë në shumën 200 mijë euro dhe jo 3 mln siç pretendohet.

Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti”, tha Beqiri.

Beqiri kërkon të bëhet auditim i pavarur. Ka qenë vetë posta që ka bërë denoncimin në polici të 46 vjeçares pasi pas një auditimi ka konstatuar se në arkën e saj mungonin 3 mln euro.

alma beqiri

Lini një Përgjigje