
Një 34 vjeçar është kërcënuar me armë zjarri në Shijak. Ka qenë vetë i riu që ka raportuar ngjarjen në polici duke thënë se ishte kërcënuar nga një person i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në Rubjekë të Shijakut teksa po shpërndante stafin e lokalit të tij nëpër shtëpitë e tyre.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Ndërkohë, policia njofton se ka ngritur një grup hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit
"Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:10, shtetasi H. A., 34 vjeç, banues në Maminas, Shijak, ka njoftuar Policinë se në Rubjekë, Shijak, në afërsi të liqenit të Rubjekës, ndërkohë që lëvizte me automjet, për të shpërndarë në banesa, personelin që punonte në lokalin e tij, një shtetas ende i paidentifikuar e kishte kanosur me armë zjarri.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë. Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia.
Lini një Përgjigje