TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2023, 20:11

Përplasje mes bandave në Itali, plagosen me thikë 3 shqiptarë; mes tyre një 17-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje mes bandave në Itali, plagosen me thikë 3

Tre shqiptarë në Milano të Italisë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjes me thika me një grup rival. Mësohet se konflikti ka qenë mes bandës shqiptare dhe asaj afrikano-veriore. Të plagosur kanë mbetur tre djem shqiptarë, dy 18 vjeç dhe një 17 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se njëri prej të plagosurve shqiptar, 18 vjeçar, u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Niguardas. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Dy adoleshentët e tjerë shqiptarë me plagë në shpatull dhe sqetull janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga ana tjetër, autorët ia kanë mbathur nga vendi i ngjarjes dhe karabinierët janë vënë në ndjekje të tyre.

itali plagosje

Lini një Përgjigje