TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2023, 17:07

Vrasja në Përmet për çështje pronësie? Hetimet marrin tjetër rrjedhë: 24-vjeçari dyshohet se mbyti nënën pasi i la shtëpinë motrës

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Përmet për çështje pronësie? Hetimet

Një tjetër pistë ka dalë nga hetimet për krimin e rëndë të ndodhur ditën djeshme në familjen Muhollari në Përmet, ku 24-vjeçari, Albi Murollari mbyti nënën e tij.

Pavarësisht se pista kryesore ishte se djali 24-vjeçarë i familjes Muhollari e vrau të ëmën për shkak se të  depresionit dhe çrregullimeve mendore të kohëve të fundit, një tjetër pistë me në fokus pronat e trashëguara ka dal në dritë.

Mësohet se hetuesit dyshojnë se konflikti përshkallëzoi për shkak se dy prindërit i kaluan në pronësi banesën e tyre njërës prej vajzave dhe jo djalit 24-vjeçar, Albi Murollari.

Ndërtesa tre katëshe mendohet se i kishte kaluar në pronësi te motrës së 24-vjeçarit dhe kjo është bërë pa dijeninë e tij. Sipas informacioneve mësohet se i riu ka qene tërësisht i qetë dhe se aktin e ka kryer pasi ka mësuar se prona i pati kaluar te motrës se tij.

Kujtojmë se çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore. I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas. Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty.

vrasja përmet Çështje prone

Lini një Përgjigje