
24-vjeçari Albi Muhollari ka pranuar krimin e rëndë në familje që ndodhi mbrëmjen e 2 qershorit, ku mbyti të ëmën me plastmas.
Sipas informacioneve mësohet se ka thënë para hetuesve se meriton të ndëshkohet për veprimin e bërë, sipas tij në një moment tepër delikat.
“Ishte një moment delikat, unë meritoj të ndëshkohem, është i pafalshëm”, mësohet të ketë thënë Albi Muhollari.
Kujtojmë se çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore. I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas.
Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty. Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej. Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut.
Lini një Përgjigje