TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2023, 10:20

Aksidenti tragjik në Bërxullë ku humbi jetën i mituri, arrestohen shoferët e dy mjeteve

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Bërxullë ku humbi jetën i mituri,

Dy shoferët që u përfshinë në aksident një natë më parë në Bërxullë të Tiranës, ku humbi jetën 10-vjeçari, janë arrestuar nga Policia.

Aksident tragjik ndodhi pasditen e djeshme ku 10 vjeçari me inicialet Sh.Kabeta humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.

I mituri ishte ulur në një tavolinë në lokalin e të atit kur një makinë ka ardhur me shpejtësi dhe e ka përplasur. Për fat të keq vogëlushi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i makinës ka qenë me 160km/h kur e ka përplasur të miturin të cilin e ka dëmtuar në pjesën e kokës.

Ngjarja ka tronditur familjarët por edhe banorët e lagjes. Ata fajësojnë drejtuesit e mjeteve për aksidente të tilla por po ashtu mungesën e barrierave mbrojtëse.

Policia po punon për zbradhjen e rrethanave të aksidentit.

aksidenti tragjik në bërxullë humbi jetën 10-vjeçari

Lini një Përgjigje