
Një ditë pas lajmit tronditës ku 24-vjeçari, Albi Muhollari mbyti të ëmën e tij, Zeniat Muhollarin me qese plastmasi, fqinjët përreth janë prononcuar për mediat. Ata shfaqen të tronditur dhe në shok total për krimin e rëndë në familje.
Të pyetur nëse ishin në dijeni nëse 24-vjeçari vuante nga depresioni, ata e mohuan të kishin pikasur shenja që mund ta kishin evidentuar. Një prej fqinjëve që u prononcua, tha se Albi Muhollari e kreu të gjithë studimin e tij në Amerikë dhe se ishte ekselent. Së fundmi, 3-4 muaj më parë, edhe prindërit e tij kishin shkuar për të vizituar të birin në Amerikë.
Megjithatë, fqinjët thonë se i njohin prej 30 vitesh dhe nuk kishin vënë re nëse djali vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sidoqoftë, i ati i Albi Muhollarit, sipas fqinjëve kishte thënë se i biri do duhej të qëndronte në spital.
“Kemi 30 vite që e njohim atë familje. 3 muaj kishin që kishin shkuar prindërit andej, ndërsa djali ishte me 10-ta bënte shkollën andej. Ne e morëm vesh në orën një të natës. Ne nuk dinim asgjë që ai vuante nga depresioni. Na thanë që duhet ta kishin mbajtur në spital. I ati kishte njoftuar policinë por se merrnin dot për shkak se duhej firma e doktorit. E kishim komshinj. Jemi rritur me ta. Nuk e dini që kishte probleme me depresionin. Qe i sëmurë, por doktori s’i dha asgjë. Djalin nuk e kisha parë ndonjëherë se vinin e iknin shpesh në Amerikë”, thanë fqinjët për mediat.
Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore. I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas. Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty.
Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej. Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut.
Lini një Përgjigje