TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2023, 07:12

Zbardhen detajet nga ngjarja e rëndë në Korçë, burri e qëlloi me thikë bashkëshorten për shkak të xhelozisë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detajet nga ngjarja e rëndë në Korçë, burri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 10 të qytetit të Korçës mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi Aleko Myrtollari ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollari.

Gruaja është gjetur në gjendje të rëndë për jetën nga vajza 16-vjeçare e cila ka lajmëruar policinë. Marjola Myrtollari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, thuhet se çifti kishin prej kohësh grindje dhe probleme mes njëri-tjetrit dhe 1 muaj e gjysmë më parë janë shpërngulur nga Tirana në Korçë. Bashkëshorti Aleko Myrtollari ushtronte dhunë ndaj Manjola Myrtollarit.

Në banesë kanë qenë fëmijët e çiftit, por autori (babai) i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten. Nga ana tjetër, bëhet me dije se bashkëshorti konsumonte alkool, dhe rrinte shpesh i dehur. Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.

Sipas të dhënave, çifti i bashkëshortëve jetonin me qira, kishin konflikte për motive xhelozie, bashkëshorti që dyshonte te gruaja e tij për tradhti. Burime nga spitali bëjnë të ditur se gruaja ndodhet në reanimacon në gjendje tepër kritike për jetën.

korçë aleko myrtollari

Lini një Përgjigje