TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2023, 21:51

“Bëhet fjalë për një çështje delikate”, vishet me mister vrasja e 33-vjeçarit shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

“Bëhet fjalë për një çështje

Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë këtë masjavë, ku protagonistë ishin dy shqiptarë. 52-vjeçari Petrit Gega vrau bashkëatdhetarin e tij Alfons Kola 33-vjeç.

Ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të një lokali në Calcinato të Brescia-s, nën sytë e dëshmitarëve të shumtë.

Autori i vrasjes ka dhënë dëshminë  e tij para hetuesve italianë. Gega, i cili u arrestua pak kohë pas vrasjes, mësohet se ka dhënë versionin e tij të fakteve, megjithatë mediat italiane shkruajnë se detajet janë të rezervuara.

“Bëhet fjalë për një çështje delikate”, mësohet të jetë shprehur avokatja e 52-vjeçarit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Gega dhe Kola ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës. Fqinj mes tyre, familjet kishin pasur raporte të mira dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta.

52-vjeçari e goditi të riun disa herë me thikë buke dhe e la të gjakosur në mes të rrugës. 33-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

alfons gega itali vrasje

Lini një Përgjigje