TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2023, 11:53

U vra nga i vëllai në Itali, flet nëna e 20-vjeçarit: Po luanin me pistoletën me mulli 'ruletë ruse'

Shkruar nga Pamfleti

U vra nga i vëllai në Itali, flet nëna e 20-vjeçarit: Po
 Nëna e 20-vjeçarit, Enriko Aliajt, i cili u vra aksidentalisht nga vëllai i tij u shpreh dy djemtë dhe shoku i tyre po luanin me pistoletë me mulli, ruletë ruse.

Ka qenë djali Enriku, me Elhamin, vëllain e vet dhe një shok tjetër, ka qenë shok i djalit të dytë. Kanë hyrë në shtëpi bashkë.  Fillimisht kanë hyrë dy djemtë, i vogli me shokun, më pas Enriku  i ka përshëndetur dhe ka pasur me vete pistoletën me mulli. U ka thënë që po bënte një lojë, ka vendosur vetëm një plumb në të dhe u ka thënë se po bëj një lojë. Më pas djali i dytë thotë se e ka rrotulluar dhe në një moment ka rënë përtokë. U dëgjua krisma, ra djali përtokë.”- tha ai.

Ngjarja e  rëndë ndodhi mbrëmjen e 3 qershorit në privincën e Piacenzas. Dyshohet se vëllai i tij 18-vjeçar e ka qëlluar aksidentalisht. Ditët e ardhshme pritet të kryhet edhe autopsia në trupin e 20-vjeçarit, për të zbardhur më shumë elementë në lidhje me trajektoren e plumbit.

vrasja e enriko aliajt

Lini një Përgjigje