TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Qershor 2023, 12:21

Kultivonin drogë në banesë, arrestohet pronari në Nikël; në kërkim djali i tij

Shkruar nga Pamfleti

Kultivonin drogë në banesë, arrestohet pronari në

Një person ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kultivonin kanabis në banesë.

Uniformat blu bëjnë me dije se Bedri dhe Redjon Luka (babë e bir) kishin kultivuar përreth banesës në Nikël rreth 285 bimë kanabisi, të cilat janë asgjësuar përmes djegies.

Sakaq është arrestuar Bedri Luka, dhe në kërkim është shpallur djali i tij, Redjon Luka.

“Finalizohet faza e 12-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Kishin kultivuar në banesën e tyre, në Nikël, 285 bimë narkotike cannabis sativa, arrestohet një shtetas dhe shpallet në kërkim djali i tij. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Në total, gjatë 11 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në të gjithë territorin e qarkut Durrës, janë asgjësuar 7362 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e fshatit Nikël, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të fazës së 12-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, përreth banesës së shtetasve B. L. dhe R. L. (babë e bir), në fshatin Nikël, Krujë, u gjetën të kultivuara 285 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi B. L. dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi R. L. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

nikel droge arrestim

Lini një Përgjigje