
Zbardhen të tjera detaje nga aksioni i sotëm i SPAK dhe policisë në Durrës. Prokuroria ka lëshuar 10 urdhër-arreste për disa ish-zyrtarë të bashkisë, mes të cilëve dhe për Vangjush Dakon. Ndërkohë sipas informacioneve më të fundit, për 7 ish-zyrtarë është kërkuar masa e sigurisë “arrest me burg”, dhe për 3 të tjerë “arrest në shtëpi”. Kërkesat janë pranuar nga gjykata dhe policia po i ekzekuton. Mësohet se arrestimet kanë të bëjnë me një leje pallati, i cili u shemb gjatë tërmetit sepse ishin ndërtuar 4 kate shtesë.
Lini një Përgjigje