
Prova të reja janë publikuar rreth ngjarjes tronditëse që ndodhi në Itali, ku 45-vjeçarit, Taulant Malaj, vrau vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe italianin 51-vjeçar Massimo De Santis natën mes të shtunës dhe të dielës së kaluar.
Akuzat janë konsoliduar kundrejt 45-vjeçarit, pas këqyrjes së videove të filmuara nga kamerat e vendosura brenda shtëpisë. Kamerat mësohet se kanë filmuar të gjithë skenën, ku shqiptari godiste vazhdimisht gruan dhe vajzën e tij me një vullnet të qartë vrastar.
Në dokumenti zyrtar hetimor, të publikuar nga Ansa, evidentohet qartë se sa i përket “vrasjes së Xhesikës së re 16 vjeçe, “e cila me guxim u përpoq në çdo mënyrë dhe deri në fund për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni brutal i të atit”, rezulton se “goditjet i janë shkaktuar edhe asaj vullnetarisht, përballë, jo vetëm kur ndërhyri për herë të parë në dhomën e gjumit, por edhe kur agresioni vijoi në sallon”.
Në dokument shkruhej se në trupin e Xhesikës, kishte katër plagë me thikë në gjoks, në vendin e organeve vitale.
“Në të njëjtën mënyrë mund të shohim kokëfortësinë me të cilën ai sulmon gruan e tij duke e befasuar në mes të natës teksa ajo është në shtrat, duke lëshuar plagë të shumta me thikë edhe në pjesën e sipërme të trupit. E gjithë kjo ka ndodhur nën sytë e djalit më të vogël të çiftit”, thuhet në dokument.
Sipas hetuesve metodat brutale të realizimit të fakteve tregojnë tek i dyshuari një pandjeshmëri absolute ndaj jetës njerëzore dhe një prirje të përbashkët për krime si mjet për të vërtetuar bindjet e tij dhe rolin e tij në të gjithë familjen.
Ndërkohë Malaj u ka rrëfyer hetuesve se pasi vrau Massimo De Santis, për të cilin besonte se ishte i dashuri i gruas së tij kishte hyrë në dhomën e gjumit "ku ishte gruaja ime; e godita dhe ndërkohë hyri Xhesika, duke dashur ta mbronte nënën e saj. Kështu që unë godita edhe Xhesikën dhe e vrava. As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar. Të dy u arratisën nga shtrati në kuzhinë, ku unë vazhdova t'i godisja."
Sipas dosjes zyrtare, 45-vjeçari përdori një thikë të gjatë 18 cm. Gruaja e vrasësit, Tefta Malaj, e cila i mbijetoi atentatit pasi mbrohej nga Xhesika, ka bërë thirrje për ndihmë. Teksa telefonoi numrin 118 Tefta i përsëriti “thikë”, dhe kur operatori e pyeti nëse ishte goditur me thikë, gruaja mezi mundi të përgjigjej “po” dhe më pas shtoi: “vajza ime, vajza ime”.
Lini një Përgjigje