TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Maj 2023, 14:54

Kërcënoi efektivin me mesazhe, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi efektivin me mesazhe, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është ndaluar sot nga Policia e Tiranës pasi ka kërcënuar një efektiv policie. Shkak për këtë kërcënim është bërë një gjobë që 40-vjeçari ka marrë nga polici për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Pas gjobës, 40-vjeçari i identifikuar me inicialet M. K., ka gjetur numrin e celularit të efektivit të policisë rregullore dhe i ka nisur mesazhe kërcënuese.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës”.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin M. K., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Kanosja për shkak të detyrës", pasi ka kanosur një punonjës policie, duke i dërguar mesazhe në celular."-njofton policia. 

Lini një Përgjigje