Një 28-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi u kap duke trasportuar drogë. Elton Qarkut iu zbulua 48.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis (e ndarë në 12 paketime, gati për shitje).
"Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Lezhë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gurra”, në kuadër të të cilit u kap në lagjen “Gurra”, në qytetin e Lezhës, dhe u arrestua shtetasi: E. Q., 28 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 12 paketime me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 48.5 kilogramë. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen."-njofton policia.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.
Lini një Përgjigje