TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Janar 2026, 14:41

Vrau gruan dhe më pas veten, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë në Orikum: Burri u gjet në garazhdin e banesës

Shkruar nga Pamfleti
Vrau gruan dhe më pas veten, policia jep detaje për ngjarjen e
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Orikum. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Familjarët fillimisht kanë thirrur urgjencën mjekësore, e cila e ka konstatuar të vdekur 40-vjeçaren Sose Xhebro dhe me shenja dhune.

40-vjeçarja dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebro, 50 vjeç. Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth banesës, autori i dyshuar është gjetur i pajetë në një garazh pranë, ku dyshohet se ka përdorur armë zjarri, tip pistoletë. Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

 

"Orikum/Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton Policia. 

Lini një Përgjigje