
Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Gocaj, ku dy automjete u përplasën mes tyre duke shkaktuar dy viktima dhe dy të plagosur.
Nga raportimet e fundit mësohet se viktima të aksidentit kanë mbetur Petrit dhe Elona Florini, burrë e grua.
Nga raportimet e para mësohet se Petriti ishte punonjës i Policisë. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Gjatë dy ditëve të para të 2026-ës, si pasojë e aksidenteve rrugore kanë humbur jetën të paktën 5 persona në dy aksidente.
Lini një Përgjigje